×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Ministrit

    Kosova javën e ardhshme i dërgon mjete ushtarake Ukrainës, Maqedonci: Jemi me ju deri në fitore

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 18:01

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni në takimin e 20 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë, ka theksuar që Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit të Ukrainës, shkruan Reporteri.net.

    Tutje ai ka njoftuar ministrat dhe perfaqesuesit e mbi 50 vendeve të Grupit të Kontaktit për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme.
    Njoftimi i plotë:

    Sot në takimin e 20-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë, theksova që Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit të Ukrainës dhe do të mbështesë atë deri në fitoren përfundimtare.

    Ministrat dhe perfaqesuesit e mbi 50 vendeve të Grupit të Kontaktit i informova për mbështetjen e FSK për trajnimin e trupave ukrainase në kuadër të Operacionit Interflex në Britani si dhe trajnimin për deminim për trupat ukrainase që jemi duke e realizuar në bashkëpunim me EUCOM, në Kosovë.

    Gjithashtu të pranishmit i njoftova për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme e që përbëhet nga dhjetra kamiona taktik, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Për më tepër, në fjalën time njoftova për koordinimin dhe përgatitjen e pakos së dytë mbështetëse ushtarake që përbëhet nga mijëra predha të mortajave që do të dërgohet së shpejti në Ukrainë me qëllim mbështetjen e njësive ushtarake të Ukrainës për rritjen e fuqisë së zjarrit indirekt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!