Sot në të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës fillon viti i ri shkollor 2019/2020.
Institucionet kompetente të arsimit në Kosovë kanë se deklaruar se janë krijuar kushtet që më 2 shtator të fillojë viti i ri shkollor, transmeton Reporteri.net.
Dita e parë mësimore për nxënësit dhe mësuesit është ditë feste dhe e rëndësishme, posaqërisht për ata që për herë të parë regjistrohen nëpër shkolla.
Sidoqoftë, dikush në Kosovë po përballet që në fillim me probleme. Komuna e Kamenicës kishte paralajmëruar mbylljen e disa shkollave, pasi thonë se nuk ka nxënës të mjaftueshëm.
Në anën tjetër, SBASHK ka paralajmëruar greva në rast se Komuna e Kamenicës nuk i hap shkollat./Reporteri.net