×
  • Lajme
  • Lajme / Pronë e Ministrisë së Bujqësisë

    Peci i kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Mjedisit për lirimin e një objekti, thotë se u sabotua nga Komuna e Prishtinës

    Reporteri
    21 Mars 2024 | 10:47

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se i ka dërguar kërkesë ministrit të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu që përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit, për lirimin e një objekti ku sipas Pecit kundërligjshëm po vepron operatori ekonomik.

    Kjo pasi sipas Pecit, ka mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë aktgjykimet e formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për t’i liruar hapësirat që sipas tij, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.

    “Duke u përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë madje edhe aktgjykimet e formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për t’i liruar hapësirat ku po vepron operatori ekonomik në mënyrë të kundërligjshme, pronë e Ministrisë së Bujqësisë. Duke parë këtë mungesë vullneti sapo i dërgova kërkesë Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, që përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit”, shkruan Peci në Facebook.

     

    Gjatë javës së kaluar Faton Peci ka thënë se autoritetet shtetërore kanë kthyer  600 metra katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë. Ai bëri të ditur se objekti, në të cilin ishte e vendosur edhe selia qendrore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rreth 600 metra katror.

    Ndërsa, javë më parë Ministria e Bujqësisë liroi  po ashtu edhe pronën publike rrugës për Fushë Kosovë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!