×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi në Rusi

    Hoxhaj: Vizita e Daçiqit në Rusi është alarmante për Ballkanin

    Reporteri
    21 Mars 2024 | 15:40
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vizitës së Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Moskë, duke u shprehur se “është vizitë alarmante”. 

    Hoxhaj, në rrjetin social X ka thënë se Serbia i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet 90-ta.

    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka thënë gjithashtu se vendi kandidat për në BE, Serbia, është një trillim pasi ajo është boshti i gjenocidëve kundër fqinjëve të tyre.

    “Vizita e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daçiq në Moskë, në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe vlerave demokratike është alarmante. Ajo i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet 1990-ta. Vendi kandidat për në BE, Serbia është një trillim pasi ajo është boshti i gjenocidëve kundër fqinjëve të tyre. Të dyja vendet janë kundër një Ballkani demokratik dhe Ukrainës”, ka shkruar Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!