Policia e Kosovës përmes një komunikate shtypi, ka konfirmuar grabitjen me armë zjarri në një bankë në Shtime.
Policia bën të ditur se plaçkitja u krye nga katër persona të armatosur.
“Sot rreh orës 08:15, në rrugën ,,Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë 4 persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzonte paratë nga arka, ndërsa shuma nuk dihet për momentin”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë rajonale të Ferizajit, me këtë rast ka pasur edhe të shtëna me arme në ajër nga një të dyshuari, por nuk ka të lënduar.
“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur të shtëna me armë nga të të dyshuarit në drejtim të automjetit të policisë,por nuk ka pasur të lënduar.
Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshur dhe arrestimin e tyre”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.