Katër persona të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë në Shtime.
Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policisë.
Pavarësisht të shtënave mësohet se nuk ka persona të lënduar. Grabitësit kanë arritur të ikin me kombibus nga vendi i ngjarjes ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Ende nuk ka informacione se sa është shuma e parave të grabitura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.