Një e mitur e cila u raportua e zhdukur më 16 mars nga familjarët e saj, është gjetur nga policia dy ditë më pas, më 18 mars.
Policia njofton përmes raportit se viktima ka deklaruar se gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, të cilët dyshohet se e kanë dhunuar.
Për rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy persona, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person i zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024 sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët kishte dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur”, thotë policia në raport.
Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor.
Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.