Një 20 vjeçare është gjetur e vdekur në një banesë në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në qendër të Pejës.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka gjetur trupin e saj pa shenja jete, shkruan Reporteri.net.
Siç njoftojë Policia e Pejës, e vdekura është një 20 vjeçare me iniciale B.L.
“Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti. Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.
Sidoqoftë, akoma nuk ka ndonjë informacion lidhur me shkaqet e vdekjes./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.