Në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në lagjen Bair të Mitrovicës, Bahtiri është penguar nga banorët ta presë shiritin e kësaj shkolle. Në video shihet se si një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri ta presë shiritin.
E disa orë pas këtij incidenti, Bahtiri për T7 ka deklaruar se personi që e ndaloi atë ta priste shiritin është militant i PDK-së. Ai thotë se personi kërkonte që Veseli ta priste shiritin.
“Sulmin e ka marrë nga militantët e PDK-së. U sulmova nga njeriu i cili thoshte se Veseli duhet ta priste shiritin. Unë i thashë se nuk është kryetar Kuvendit. Për këtë arsye nuk jam lejuar që të shkoj te shkolla”, ka thënë Bahtiri.
E i menjëhershëm ka qenë reagimi i një qytetari tjetër, i cili me gërshërë në dorë thotë “këtë shirit e pres unë”, teksa dëgjohen të brohoritura “bravo”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.