×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK-u thotë se është normale “nxirja e qiellit”

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 14:23

    Qiellit mbi Obiliq mëngjesin e sotëm dukej i errët për shkak të tymit që po lëshonte KEK-u.


    Për këtë reaguan edhe ministrat Valdrin Lluka dhe Fatmir Matoshi. Ky i fundit dërgoi edhe inspektoratin për të parë gjendjen, shkruan Reporteri.net.

    Por, për KEK-un, kjo gjendje është normale dhe zgjatë vetëm disa orë derisa të futet në sistem dhe të fillojë ndezja e gjeneratovë të thëngjillit.

    “Kjo është si rezultat i ndezjes së gjeneratorëve me anë të djegies me naftë dhe zgjatë disa orë derisa të hynë në sistem dhe të fillon ndezja e gjeneratorëve me thëngjill.  Prandaj, i kemi njoftuar qytetarët dhe organet përgjegjëse së se kjo do të ndodhë gjatë fazës se kthimit të blloqeve në prodhim pasi kemi përmbyllur me kohë të gjitha remontet në blloqet e TC-A dhe TC-B në mënyrë që nga shtatori t’i kemi të gjitha kapacitetet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike.  Ajo qe shihet sot është si rezultat i kthimit në prodhim të “Bllokut A3” cili ka qenë në revizion të përgjithshëm, i ndalur për 4 muaj rresht”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

    Ndërkaq, ata shtojnë se ky tym i theksuar bëhet vetëm në këtë fazë dhe është i pashmangshëm për të krijuar mundësitë për prodhim të rrymë për sezonin dimëror.

    “Gjithnjë duke u bazuar në programin e dhënë nga OE, gjatë kësaj kohe në dalje të oxhakut do të jetë prezentë tymi pak me i theksuar si dhe zhurma që do paraqitet gjatë testimit. Gjatë fazës së startimit të njësisë gjeneruese situatë e tillë (tym më i theksuar) është e pashmangshme. Pavarësisht kësaj, ne mbesim me shpresë që do të kemi mirëkuptimin e gjithë qytetarëve sepse kjo është forma e vetme e cila na mundëson që qytetarëve të vendit të ju ofrojmë stabilitet energjetik edhe gjatë sezonit dimëror”, thuhet tutje aty./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!