Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në Facebook ka treguar se fëmijët e tij shkojnë në shkolla publike, e jo në private siç ‘preferojnë të tjerët’.
Pacolli si duket i është përgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sot tregoj se djali i tij ndjek mësimet në një shkollë private.
“Si për shumë fëmijë të tjerë, sot është fillimi i shkollës edhe për fëmijët e mi, të cilët janë duke u shkolluar në shkolla publike e jo në ato private siç preferojnë të tjerët. Unë u kam mësuar atyre që të gjithë njerëzit janë njësoj. I uroj të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve një vit të suksesshëm arsimor”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, Haradinaj sot e përcolli djalin e tij, Gjinin, për në gjimnazin Loyola, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.