Në Krushë të Madhe përkujtohet maskara e ndodhur 25 vjet më parë. Në tubimin përkujtimor dhe kujtim dhe nderim të të rënëve e pranishme do të jetë edhe presidentja, Vjosa Osmani.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe.
Presidentja Osmani, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në Përurimin e Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
25 vjet më parë, më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur.
Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.
Masakra në Krushë të Madhe është një ndër masakrat më të tmerrshme të kryer nga forcat kriminale serbe. /Reporteri.net/