×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohen pamjet nga momenti i shembjes së urës në Baltimore të SHBA-së, disa njerëz dyshohet se janë nën ujë

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 9:07

    Një pjesë e urës kryesore në Baltimore, Maryland, është shembur pasi një anije e madhe  mallrash u përplas me të në orët e mëngjesit, transmeton gazeta onlien Reporteri.net.

    Siç raporton BBC, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Baltimores thotë se ura u shemb në lumin Patapsco pasi u godit nga një anije në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Ai tha gjithashtu se “rreth shtatë persona dhe disa automjete” kanë rënë në lumë.

    Tani po zhvillohet një operacion i vazhdueshëm shpëtimi me shumë agjenci që drejtohet nga departamenti i zjarrfikësve, duke bashkëpunuar me rojet bregdetare të SHBA dhe agjenci të tjera të Maryland.

    Nuk ka ende të dhëna për viktima të mundshme.

    Në mediat e huaja janë publikuar edhe pamjet nga momenti i shembjes së një pjese të kësaj ure.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!