Transportuesit ilegalë kanë qenë sot cak i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, në një aksion që ka nisur nga dje, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi, ka thënë se po bëhet inspektimi i linjave të autobusëve dhe taksive ilegalë.
“Jemi në një aksion që po vazhdon prej dje, dhe ka për qëllim kontrollin dhe inspektimin e linjave të autobusëve, taksive ilegal, taksive pa leje, por edhe autobusëve. Këto janë disa çështje që po ndikojnë negativisht në komunikacion dhe kemi vendosur disa pika kontrolli në kryeqytet”.
Ai ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.