×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Gjilanasi kapet nga policia përmes një video incizimi, po bënte gara shpejtësie – gjobitet me 150 euro

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 10:48

    Përmes një video incizimi të publikuar me 20 mars, policia në Gjilan ka arritur ta identifikojë shoferin i cili në rrugën “Lufta e Gjilanit 44” me ishte duke bërë gara shpejtësia, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në trafik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë prej 150 eurosh dhe një pikë negative.

    Njoftimi i policisë:

    Identifikohet vozitësi për pjesëmarrje në gara me automjet

    Gjilan, 26 mars 2024

    Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative e hetimore ka identifikuar kundërvajtësin i cili në një video incizimi shihet se në rrugën ‘’Lufta e Gjilanit 44’’ në Gjilan ishte duke bërë gara shpejtësie me automjet me të cilin veprim ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikut rrugor dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

    Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe një (1) pikë negative.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjin për rregullat në trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në trafik të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

    Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!