×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreptësisht e ndaluar nën 18 vjeç, droga “snus”që po përdoret nga të rinjtë në shkolla

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 14:56

    Një substancë e re e quajtur “Snus” tashmë ka hyrë në Kosovë e Shqipëri.

    Eksperti për kontrollin e duhanit në Shqipëri, Roland Shuperka, u shpreh se nuk behet fjalë që ky produkt po jep dëmet e menjëhershme në organizmin e njeriut dhe në ata që e përdorin, por që Snusi është përdorur gjerësisht në Suedi dhe në disa vende tjera te BE-së, por BE-ja e ka të ndaluar.

    “Përdorimi i Snus-it tani është si një tip çamçakëzi që vendoset midis mishrave te dhëmbëve të sipërme dhe buzës së sipërme dhe kështu marrin nikotinë. Këtë nikotinë sintetike, e cila nuk rekomandohet dhe nuk bëhet fjalë për grupmoshat nën moshën 18 vjeç, e ndalon ligji në Kosovë e Shqipëri, por kjo është një problematikë e madhe mbarë botërore dhe mbarëkombëtare”, tha ai në Klan Kosova.

    “Është një produkt i ligjshëm që kalon në produktet e reja në vendin tuaj. Por ky produkt nuk lejohet të përdoret dhe është absolutisht i ndaluar për grupmoshat e reja nën 18 vjeç”, sqaron eksperti Shuperka.

    Tutje ai thekson se dëmi më i madh që bën ky produkt në grupmoshat e reja është që rrezikon që ata nesër të jenë të varur nga nikotina, pra do të marrin varësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!