Sot rreth orës 13:49 një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person”, tha Ahmeti për Reporteri.net.
Tutje ajo ka konfirmuar se të dyshuarit janë identifikuar dhe policia po ndërmarrin veprime për arrestimin e tyre.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti./Reporteri.net/