×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Treni godet një këmbësore në Prishtinë, viktima dërgohet në spital

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 17:47

    Pasditen e sotme në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë treni ka goditur një këmbësore.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    E njëjta ka bërë të ditur se këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

    “Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhur në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!