×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri tregon nëse Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu do të jenë në listë për deputet

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 17:43

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se e vetmja kandidaturë e sigurt është e Vjosa Osmanit, kurse ka thënë se 109 kandidatura për deputetë janë në debat.


    “Të gjithë ish-deputetët do të jenë në listë. Isa Mustafa nuk hynë në listë sepse nuk ka qenë as herën e kaluar. Nominimet janë nominime, por zgjedhjen e bën Kryesia”, ka thënë Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa i pyetur për mundësinë që Fatmir Sejdiu të jetë kandidat për deputet, ai nuk ka dhënë një përgjigje të qartë.

    “LDK do t’i bënte nderë formati i Fatmir Sejdiut. E ka statusin e ish-presidentit dhe jo lehtë mund të hy në gara tilla. Për emra të përveçëm nuk kemi folur”, ka thënë Haziri, ndërsa ka shtuar se do të ketë emra të rinj që besimin e ruajnë në LDK. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!