×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Gjashtë persona besohet se kanë vdekur nga shembja e urës në SHBA

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 21:30

    Gjashtë persona, që janë të zhdukur, konsiderohen se kanë vdekur pasi një anije mallrash u përplas me një urë të madhe në Baltimor, duke shkaktuar shembjen e saj.

    Disa vetura ranë në lumë gjatë shembjes së urës.

    Ekipi i anijes së mallrave lëshoi një alarm disa çaste para se të përplasej me urën Francis Scott Key, duke u mundësuar autoriteteve që të kufizonin qarkullimin e makinave mbi urë, tha guvernatori i Merillendit.

    Pasi anija goditi një prej shtyllave mbështetëse të urës, struktura e urës u shemb menjëherë.

    Shembja e urës në Baltimor përmes fotografive

    Me anijen që ishte nisur drejt urës “me një shpejtësi shumë, shumë të madhe”, autoritetet kishin mjaftueshëm kohë që të ndalonin makinat e tjera të kalonin mbi urë, tha guvernatori Wes Moore.

    Përplasja ndodhi në mes të natës, para se ura të ishte e frekuentuar shumë. Ura është e gjatë 2.6 kilometra dhe vitin e kaluar u përdor nga 12 milionë makina.

    Gjashtë personat që janë të zhdukur, dhe që besohet se kanë vdekur, ishin pjesë e ekipit të ndërtimit që po punonin në një intervenim në urë, tha sekretari i Transportit në Merilend, Paul Wiedefeld.

    BBC analizon momentin e përplasjes së anijes në urë, del me disa sqarime

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!