Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka treguar për pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me armatim dhe për ndihmën që i është bërë Ukrainës me pajisje ushtarake si dhe aktivitetet e përbashkëta.
“Me të gjitha shtetet e NATO-s kemi bashkëpunim, kemi kontrata thuajse me të gjitha shtetet për blerjen e armatimit”, tha Syla.
Ai ka thënë se Kosova është në dispozicioni për ta ndihmuar Ukrainën rreth pajisjeve ushtarake.
”Kemi një kontigjent ushtarak atje, kemi potencial tjetër për ta ndihmuar Ukrainën me një numër të konsiderueshme të automjeteve taktike. Ka edhe autoblinda edhe kamionë, që do t’ia dhurojmë Ukrainës brenda një muaji”, ka thënë Syla për Rtv 21
Sipas tij, Kosova ka kaq kapacitet për ta ndihmuar Ukrainën. Këtë ndihmë ai e quajti simbolike.
Syla ka folur edhe për mundësin e patrullimeve të përbashkëta të FSK-së dhe KFOR-it në veri të vendit.
Ai tha se ushtarët tanë kanë qenë atje për aktivitet e ndryshme që janë mbajtur në veri të vendit.
”Kemi pasur aktivitete bashkë në pjesën e veriut, nuk është se nuk kanë qenë ushtarët tanë atje”, tha ndër të tjera Syla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.