×
  • Lajme
  • Lajme / Nuk iu miratua kërkesa

    Rusia insiston sërish në seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bombardimet e NATO-s

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 10:30

    Rusia ka kërkuar sërish mbajtjen e një seance të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë, njoftoi mbrëmë një përfaqësues i Federatës Ruse në OKB.

    Kështu  raporton agjencia e lajmeve Beta.

    Me një letër zyrtare,  të hënën Rusia i kërkoi presidencës japoneze që ta thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me rastin e 25 vjetorit të agresionit të NATO-s kundër Jugosllavisë, tha Dmitriy Polyanskiy.

    Ai shtoi se kjo kërkesë është ndarë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe se pritet një përgjigje zyrtare nga presidenca japoneze.

    Përfaqësuesi rus paraprakisht deklaroi se delegacionet perëndimore vepruan keq duke penguar diskutimin për bombardimin e NATO-s të hënën.

    Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore,  të hënën abstenuan në votim duke parandaluar futjen në agjendë të diskutimit temën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë 25 vjet më parë.

    Rusia kishte kërkuar që pika e titulluar “kërcënimet ndaj paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” të futej në agjendën e takimit të 25 marsit në Këshillin prej 15 anëtarësh.

    Franca, SHBA-ja argumentuan se agjenda e një takimi miratohet nga të gjithë anëtarët, prandaj Rusia pas votimit kërkoi zyrtarisht që kjo pikë të futej në rend dite më vonë gjatë 25 marsit dhe presidenca japoneze e Këshillit u pajtua me këtë gjë.

    Në Nju Jork, ku ka selinë OKB-ja, ndodhej edhe ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla.

    Gërvalla, ka thënë se Rusia ka ngelur e vetme në përpjekjen e saj për ta shtrembëruar të vërtetën, pasi i dështoi thirrja për seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

    Ministrja Gërvalla të hënën në mbrëmje ka thënë se Kosova ka qenë e gatshme për të paraqitur faktet rreth krimeve të Serbisë. Ajo ka falënderuar shtetet partnere të Kosovës. /Reporteri.net/

    Bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë, Perëndimi nuk miraton kërkesën e Rusisë që të diskutohet në OKB

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!