×
  • Lajme
  • Lajme / Paris

    Nis shqyrtimi i Raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 15:18

    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në një postim në platformën “X” ka bërë të ditur nisjen e takimit të Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Paris ku “do të shqyrtohet dhe votohet” draft-opinioni i raportueses greke, Dora Bakoyannis, ku pritet të hidhet në votim Raporti për anëtarësimin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Takimi i sotëm i Komitetit për Politikë dhe Demokracitakohet në Paris për të shqyrtuar dhe miratuar një projekt-opinion mbi *kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE – po fillon tani”, thuhet në njoftimin e bërë në “X”.

    Poashtu bëhet e ditur se rezultatet nga ky takim do të jepen më vonë të detajuara.

    Kosova shpreson që ta ketë anëtarësim të shpejtë në këtë organizatë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Para kësaj mbledhje ka folur presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se shpreson që raporti të miratohet dhe që më pas Asambleja e Përgjithshme ta rekomandojë anëtarësimin.

    Duke folur për gazetarë në Prishtinë, Osmani tha se raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyannis, rekomandon se Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

    Teksa ka komentuar letrën e tre liderëve të shtetit drejtuar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakyoannis, e në të cilën u dha zotimi për zbatim të marrëveshjeve, në të cilat përfshihet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentja Osmani ka deklaruar se “Kosova ka dhënë përkushtimin për themelimin e Asociacionit, nëpërmjet ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes së vitit 2013, por edhe me Marrëveshjen Bazë të shkurtit të vitit 2023”.

    Vendimmarrja e Këshillit të Evropës do të vihet në lëvizje pasi Qeveria e Kosovës i kërkoi Agjencisë Kadas trale t’ia bartë Manastirit të Deçanit pronën afro 24-hektarëshe, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Zbatimi i vendimit që ishte nxjerrë në vitin 2016 përbën një nga kushtet kryesore që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

    Kështu tha kryeministri Kurti, në njoftimin e tij ku bëri të ditur se ka kërkuar të zbatohet ky vendim. Për zbatimin e vendimit, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës.

    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit 2022. Më 24 prill 2023, aplikacioni i ishte përcjellë për konsultim sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Si rezultat i kësaj, me propozim të Presidentit, Asambleja Parlamentare caktoi juristët për ta përpiluar raportin për Kosovën.

    Ky raport do t’i shërbejë Asamblesë Parlamentare në hartimin e opinionit për Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

    Nga 46 shtete anëtare sa janë në Këshillin e Evropës, Kosovës i duhet mbështetja prej dy të tretave.

    Demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligji janë tri vlerat kryesore mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!