×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Do ta mbështesë edhe më shumë fushën e IT për të krijuar vende pune për rininë

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 18:23

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, njëherit kandidat për kryeministër i kësaj partie, po vazhdon vizitat në kompanitë e ndryshme vendore.


    Ai sot gjatë ditës ka vizituar kompaninë ‘Vision Group’ për të cilën thotë se është një dëshmi e mundësive të shumta të krijimit të vendeve të reja të punës për rininë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Nënkontraktimeve të Shërbimeve.

    Ai shton se suksesi i saj, tregon për shpirtin ndërmarrës të të rinjve tanë.

    “Ne e kemi identifikuar këtë fushë si prioritare me potencial të madh zhvillimor prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Kjo është edhe arsyeja përse kam emëruar një ministër të ri energjik si Muzaferi, me eksperiencë dhe ekspertizë të avancuar në këtë fushë. Kompani si Vision Group, sigurojnë paga goxha të mira për të rinjtë e kualifikuar të Kosovës duke i motivuar ata kenaqshëm materialisht që mos të largohen prej vendit”, shkruan Veseli në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej thotë se në të ardhmen unë do ta mbështes edhe më fuqishëm këtë sektor sepse shton se ka besim që do të të bëhet burim masiv i vendeve të reja të punës, si dhe që do të dekurajojë emigrimin e të rinjve dhe të nxisi rritjen e ekonomisë kosovare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!