×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Kroacia i premton mbështetje Kosovës

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 18:10

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe homologu i tij kroat Ivan Anushiq kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, përcjell Reporteri.net.

    Maqedonci ka thënë se prezenca e ushtarakëve kroat është kruciale dhe shumë e rëndësishme për vendin.

    Ai ka thënë se prezenca ushtarake kroate në kuadër të KFOR-it ka kontribuar në ruajtjen dhe krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë.

    “Në aspektin e mbrojtjes ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Kroacinë. Kroacia ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne po ndërtojmë dhe po thellojmë raportet në fushën e mbrojtjes me Kroacinë dhe kemi pasur mbështetjen e qeverisë kroate dhe popullit kroat në gjithë rrugëtimin tonë që nga çlirimi dhe do ta kemi deri në integrimin në strukturat evropiane dhe në NATO”, ka thënë ai.

    Ndërkaq ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka thënë se Kroacia do ta mbështesë Kosovën dhe popullin e saj.

    “Republika e Kosovës është miqësore me Kroacinë, do të kemi qëllime të përbashkëta, se këto janë gjerat që përfshijnë integrimin e Kosovës në NATO, do e mbështesim Kosovën si dhe popullin tonë që jeton në Kosovë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!