×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj me rastin e muajit të shenjtë Muharrem viziton Teqen e Rufaive

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 18:44

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Teqen e Rufaive, e njohur për lartësim të vlerave shqiptare.


    Ai me këtë rast është pritur nga Shejh Adri Shehu të cilit i ka uruar agjërim të lehtë dhjetëditësh dhe pranim të sakrificës nga Zoti, shkruan Reporteri.net.

    “Sot, me rastin e hyrjës së tarikateve të Kosovës, në muajin e shenjtë Muharrem, vizitova Teqen e Rufaive, e njohur për lartësim të vlerave shqiptare, ku Shejh Adri Shehut i urova agjërim të lehtë dhjetëditësh dhe pranim të sakrificës nga Zoti”, ka shkruar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!