Një tjetër futbollist ia ka mbyllur dyert Kombëtares së Kosovës në futboll.
Bëhet fjalë për 16 vjeçarin Olti Hyseni, cili po paraqitet tejet mirë këtë sezon në Danimarkë.
Hyseni po luan sivjet në kategorinë e dytë të futbollit danez me Sonderjysken.
16 vjeçari ka mohuar në mënyrë kategorike se në të ardhmen mund ta veshë fanellën e Kosovës.
“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të qëndronte. Në vitin 2007 mori lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë. Kam ndjesinë se ka pak Kosovë në mua, por jam më danez. Unë kam lindur dhe jam rritur këtu dhe të luaj për Kosovën nuk është pjesë e konsideratës sime. Ndihem danez, dhe Danimarka ka gjithashtu kombëtaren më të mirë”, ka thënë golashënuesi më i ri në historinë e Sonderjysket.
Para një viti, Hyseni nënshkroi kontratë trevjeçare me Sonderjysken. Ka luajtur në gjashtë ndeshje, ku ka shënuar dy gola dhe një asistim. Hyseni ka katër ndeshje me Danimarkën U16 dhe tre me U17.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.