Eurodeputeti Lukas Mandl, duke folur rreth situatës politike dhe sigurisë në Kosovë ka thënë se nuk mund të ketë Republikë Serbe siç ekziston në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Nuk guxon të cenohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i Kosovës”, tha ai në një intervistë për televizionin publik.
Eurodeputeti e ka mirëpritur edhe vendimin e qeverisë lidhur me pronat rreth Manastirit e Deçanit.
“Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, theksoi eurodeputeti Lukas Mandl.
Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, ndër të tjera tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ai tha se votimi i djeshëm në Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm për anëtarësim të plotë.
Po ashtu Mandli tha se do t’a ndihmojë Kosovën në anëtarësim të plotë.
“Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së”, tha ndër të tjera austriaku
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.