Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila theksoi se dy do të mbahen ditën e enjte dhe një tjetër të premten.
“Seancat e radhës me datën 4 dhe 5 prill. Me datën 4 prill do t’i kemi dy seanca, është dakorduar sot në kryesi, që seanca e veçantë për 25-vjetorin e betejës së Koshares të mbahet me 4 prill, me fillim nga ora 10:00 ndërsa seanca e rregullt të fillojë në orën 11, me diskutimin së opozitës dhe themelimin e një komisioni hetimor parlamentar ai për procesin e subvencionimit të testeve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët për vitin 2023-24”, u shpreh Kusari-Lila.
“Me këtë do të fillohet seanca e re plenare, ndërsa seancë tjetër, vetëm pyetjet parlamente do të mbahet me 5 prill në orën 11, në mënyrë që të adresohen pyetjet e mbledhura ndër javë, janë marrëveshjet ndërkombëtare, për të cilat s’ka pasur një diskutim përmbajtjesor në raport me konsensusin politik për votimin e tyre, pastaj vijnë projektligje, disa janë në lexim të parë e dytë”, tha Kusari Lila.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.