×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet shqiptari oasi ia gjejnë 2 kg kokainë në shtëpi

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 21:23

    Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane ditën e djeshme. I arrestuari është me inicialet D.A., i cili u ndalua për kontroll.


    Kur hapi kroskotin e makinës për të nxjerrë letërnjoftimin, ai u tregua i pakujdeshëm. Brenda kroskotit ai mori çantën dhe pakuptuar i dolën dy paketime të vogla në formë “guralecësh”.

    Kjo rriti dyshimet tek oficerët e policisë.

    Pas këtij momenti oficerët vijuan kontrollin në shtëpinë e shqiptarit, ku gjetën dhe sekuestruan 2 kilogramë kokainë, me nga një kilogramë secila.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!