×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet për Specialen: Dikush priste të dorëzohem, me dorëheqje besimin ia ktheva popullit

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 21:29

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth ftesës së pranuar nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjes së tij për këtë ftesë.


    Haradinaj ka dhënë detaje për atë se çfarë kanë besuar të tjerët se do të ndodhë për këtë ftesë.

    “Ata kanë besuar se kur do të marr ftesë, do të shkoj atje që ta përfundoj intervistën si kryeministër, e pastaj nuk do të ndalem duke kërkuar adresa se si të shpëtoj kokën time. E, duke kërkuar këto zgjidhje, do të heqja dorë për tema të ndryshme si ndarja, taksa etj. Askush nuk e ka pritur dorëheqjen time, kurse unë besimin e kam kthyer tek sovrani, tek populli, duke u dorëhequr e duke shkuar si individ e jo si institucion në intervistë në Speciale”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!