×
  • Lajme
  • Lajme / Ngjarje e pazakontë

    Shqiptari futet në kishë në Francë gjatë kremtimit të meshes dhe thërret “Allahu Akbar”

    Reporteri
    30 Mars 2024 | 11:09

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, me protagonist një 33-vjeçar shqiptar, i cili është futur në një kishë gjatë kremtimit të një meshe dhe ka bërtitur “Allahu Akbar”.

    Ngjarja ka ndodhur në Montpellier, ku shqiptari, i paarmatosur, është larguar menjëherë nga kisha, pa shkaktuar asnjë incident.

    Më pas janë njoftuar edhe patrullat e policisë, të cilat e kanë ndaluar të riun shqiptar dhe e kanë shoqëruar në komisariat, përcjell albinfo.ch.

    Para oficerëve i riu, i cili ndodhej në Francë ilegalisht, ka treguar se në fakt kishte bërë një “shaka pa kripë”, teksa ishte nën ndikimin e alkoolit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!