×
  • Lajme
  • Lajme / Urimi për Pashkët

    Osmani: Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë

    Reporteri
    31 Mars 2024 | 9:38

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mëngjesin e sotëm ka uruar Pashkët.

    Ajo ka thënë se kjo festë personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin.

    Osmani thotë se Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhshme me besim e shpresë.

    “Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, ka thënë Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!