×
  • Lajme
  • Lajme / 148 të vrarë

    25-vjetori i masakrës në Pastasellë të Rahovecit dhe Burim të Malishevës, Osmani: Do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën

    Reporteri
    31 Mars 2024 | 13:26

    E para e shtetit, në 25 vjetorin e masakrës së Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës ka thënë se forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 106 banorë në fshatin Pastasellë, shkruan Reporteri.net.

    Tutje ajo tha se regjimi kriminal e vazhdoi barabarinë e tij edhe në Burim të Malishevës ku vranë e masakruan 42 civil.

    Presidentja Osmani tha se me vendosmëri e përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë.

    “25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastasellë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil. Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë”, tha Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!