×
  • Lajme
  • Botë

    “Paqja nuk bëhet me armë”, Papa Françesku lutet për paqe në mesazhin e tij për Pashkët

    Reporteri
    31 Mars 2024 | 13:43

    Dhjetëra mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për të dëgjuar Papa Françeskun të udhëheqë meshën e së dielës së Pashkëve, përcjell Reporteri.net.

    Është tradicionale për shumë njerëz që të ndjekin shërbimet të shtunën në mbrëmje, si dhe të dielën.

    Papa Françesku ka bërë një apel të fortë për t’i dhënë fund luftërave në Gaza dhe Ukrainë.

    “Paqja nuk bëhet me armë”, tha Papa në mesazhin e tij tradicional të Pashkëve në Vatikan.

    Ai bëri thirrje për një armëpushim në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza – si dhe për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

    Papa drejtonte ceremonitë në Vatikan. Në mbarë botën po zhvillohen festime për të shënuar festën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë – Pashkët./BBC/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!