×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK hap zyrën në Kodrën e Trimave, që njihet si bastion i LDK-së në Prishtinë

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 22:05

    Partia Demokratike e Kosovës, ka hapur zyrën e saj të re në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.


    Kryetari i kësaj dege, Uran Ismaili, bashkë me anëtarët e kryesisë Abelard Tahiri e Eliza Hoxha, përgëzuan të gjitha nëndegët e kësaj partie duke shtuar se sikurse Kodra e Trimave të gjitha lagjet e Prishtinës do të zgjedhin PDK-në më 6 tetor.

    ”PDK-ja po rritet në Prishtinë. Përmes një moblizimi të jashtëzakonzhëm, Kodra e Trimave sot e hapi zyrën e re në hyrje të kësaj lagjeje. Kryetari i Degës, Uran Ismaili, së bashku me anëtarët e kryesisë, Abelard Tahiri dheEliza Hoxha, përgëzuan të gjitha nëndegët e Kodrës së Trimave për hapjen e zyrës së re dhe moblizimin e madh që realizojnë. Sikur Kodra e Trimave, lagjet e Prishtinës njëra pas tjetrës po rreshtohen që në zgjedhjet e 6 tetorit të kenë vetëm një përgjigje. PDK!”, ka shkruar Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!