Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar disa familje të besimit të krishterë me rastin e pashkëve.
Haradinaj ka thënë se jemi të bekuar me vlerat unike të kombit tonë.
“Sipas traditës sonë të çmuar, bashkë me kolegë sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve me familjet Kolaj në Zllakuqan dhe Lekaj në Novosellë. Po ashtu, në këtë ditë feste, qëndrova në familjen Musaj në Ratishë të Deçanit, me të cilën na lidhë historia e sakrificës dhe lavdisë. Sikur Shkëlzeni e Pashku në kohërat e vështira, miqësia me këtë familje po trashëgohet nga brezi i ri në liri. Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë! Për shumë mot Pashkët. Festofshim gjithmonë të bashkuar”, është shprehur Haradinaj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.