Ministri në detyrë i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se LDK-ja nuk mund ta bëjë sundimin e ligjit.
Ai thotë se partia e Isa Mustafës udhëhiqet prej njerëzve që janë të akuzuar dhe prej njerëzve të krimit të organizuar.
“E ki deputetin Naser Osmani me aktakuzë, pastaj kryetarin e komunës së Istogut. Keni njerëz me aktakuza që nuk guxoni me largu. Vjosa Osmani sot tha se nuk do të ketë në listë njerëz me aktakuzë, dhe më pas doli Naser Osmani dhe tha se vendosin qytetarët jam apo nuk jam”, ka thënë Tahiri për T7, shkruan Reporteri.net.
Tahiri më tej tha se LDK po garon me ekipin e njejtë dhe me ‘njerëz të thyer’. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.