Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërcënon Serbinë me padi për gjenocid pikërisht tani, sepse dëshiron të përdorë institucionet e Këshillit të Evropës (KE) dhe përmes tyre të nisë padi kundër Serbisë.
“Është pjesë e një plani masiv për sulme dhe presion ndaj popullit serb dhe Serbisë. Do të durojmë dhe do të fitojmë”, citohet të ketë thënë Vuçiq gjatë një vizite në njësitë në aeroportin ushtarak në Batajnicë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Ai ka pretenduar se një sjellje të tillë Kurtit ia kanë mundësuar pak ditë më parë raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyani dhe vendet perëndimore duke rekomanduar që Kosova të anëtarësohet në KiE.
Siç ka thënë më tej Vuçiq, Kurti ka pritur deri më tani që një shtet tjetër të bëjë padi për gjenocid sepse Kosova nuk njihet nga Kombet e Bashkuara dhe nuk mund të bëjë padi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
“Dikush tjetër mund ta bëjë këtë në emër të tij, që është një çështje shumë e vështirë politike”, shpjegoi Vuçiq, duke thënë se Kurti në vend të kësaj tani dëshiron të përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të ngritur një padi kundër Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.