×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: AAK-PSD do t’i fitojnë 30% të votave

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 22:20

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni AAK-PSD, do të fitojë 30% të votave.


    Haradinaj është pyetur në RTV Dukagjini edhe se cilat komuna do t’i fitojë ky koalicion.

    Ai tha se në komunat e Dukagjinit, fitorja e koalicionit AAK-PSD, është e sigurt.

    “Istogu, Peja, Gjakova, Deçani, Juniku, pastaj Prizreni e Suhareka, në të gjitha këto komuna do të fitojmë ne”, ka thënë Haradinaj.

    Kryeministri në largim ka thënë po ashtu se koalicioni AAK-PSD, do të fitojë edhe në Leposaviq e Zveçan.

    Derisa ka thënë se kanë shtuar numrin e votave edhe në rajonin e Anamoravës.

    Ndërsa, në sondazhin në Facebook të RTV Dukagjini se a duhet të jetë sërish kryeministër Ramush Haradinaj?, nga 5752 qytetarë sa kanë votuar, 57% apo 3252 kanë votuar Për, derisa 43% apo 2500 qytetarë kanë votuar kundër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!