Dy persona nga qyteti i Pejës kanë raportuar se derisa ishin duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona (ende të paidentifikuar).
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:13. Dyshohet se shkak i këtij veprimi mund të jenë disa mosmarrëveshjeve-borxhe.
Policia njofton se nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës.
Rasti po hetohet nga ekipet përkatëse policore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.