Gjatë ditës së djeshme u publiku një video ku një Ferrari i bardhë kishte marrë flakë në një autostradë në Itali, video të cilën e kishte incizuar një kosovar tjetër që kishte rastisur aty afër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas medias zvicerane “Blick” i vdekur ka mbetur kosovari, H. Qestaj i cili ishte Dj.
Sipas raportimeve, Ferrari GT C4 i bardhë po udhëtonte me mbi 200 km/h. Nga moti me shi, vetura ka rrëshqitur dhe është përplasur e që më pas ka shpërthyer në flakë.
Siç raporton media zvicerane, të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes së tij – DJ luajti në një klub në kantonin e Valais, më pas u nis për në Itali me Ferrari.
Vëllai i tij, A.Qestaj 41-vjeçar, ka konfirmuar se i vdekuri ishte vëllai i tij dhe se Ferrari i përkiste atij, dhe se siç ka thënë ai, nuk e di se si ka ndodhur aksidenti, por që vëllai tjetër që jeton në Itali po merret tani me gjithçka.
Sipas mediave italine, viktima tjetër është një grua./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.