×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Vetëvendosje i uron Përparim Ramës 1 Prillin, Ditën e Rrenave

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 16:29

    Lëvizja Vetëvendosje ka uruar të parin e Prishtinës, Përparim Ramës në Ditën e Rrenave, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në faqen zyrtare në Facebook, VV i ka dëshiruar më shumë punë Ramës, e më pak gënjeshtra për qytetarët e Prishtinës.

    “Këto dy vite e gjysmë qeverisje në Kryeqytet na kanë dëshmuar se Përparimi është personifikimi më i mirë i mundshëm i 1 Prillit”, kanë shkruar tutje në postim, derisa kanë publikuar edhe disa fotografi, për të cilat thonë se janë premtimet e kryetarit Rama, të cilat nuk i ka mbajtur.

    Postimi i plotë:

    “Kryetar Rama, urime 1 Prilli”

    Sot është 1 Prilli, apo siç njihet ndryshe “Dita e Rrenave”. Shfrytëzojmë rastin në këtë ditë të urojmë kryetarin Përparim Rama, duke i dëshiruar më shumë punë e më pak gënjeshtra për qytetarët e Prishtinës në pjesën e mbetur të mandatit.

    Këto dy vite e gjysmë qeverisje në Kryeqytet na kanë dëshmuar se Përparimi është personifikimi më i mirë i mundshëm i 1 Prillit.

    Më poshtë mund ti shihni disa premtime të cilat, me keqardhje e themi, u dëshmua që janë gënjeshtra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!