Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, nesër nis vizitën zyrtare në Japoni, ku do të zhvillojë takime me Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Kamikawa, deputetë japonez, delegacionin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), delegacionin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), ambasadorë të shteteve të akredituar në Japoni, etj.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Në një komunikatë të MPJD-së thuhet se gjatë këtyre takimeve ministrja Gërvalla do të shpalosë progresin e Republikës së Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe mundësi të investimeve strategjike në Kosovë.
“Vizita e Ministres Gërvalla në Japoni është e një rëndësie të veçantë në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetin japonez, si në rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në fushën e ekonomisë, arsimit dhe digjitalizimit.”, ka njoftuar MPJD.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.