×
  • Lajme
  • Botë

    Fëmijët “pushtojnë” Shtëpinë e Bardhë, lojëra dhe vezë shumëngjyrëshe për Pashkë

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 20:10

    Fëmijët u mblodhën të hënën në Shtëpinë e Bardhë për traditën e mbajtur që mbahet prej kohësh nga presidenti dhe zonja e parë, Easter Egg Roll, rrotullimi i vezëve të Pashkës.

    Organizmi i këtij viti, i traditës që daton prej vitit 1878, përmban tema shkollore. E organizuar nga mësuesja dhe zonja e parë Jill Biden, aktiviteti edukativ përfshinte ndër të tjera një kënd leximi dhe një udhëtim në fermë.

    “Unë jam mësuese, ndaj më pëlqen çdo herë që mund ta kthejmë Shtëpinë e Bardhë në një klasë”, tha zonja e parë.

    Fëmijët rrotulluan vezë shumëngjyrëshe, duke përdorur lugë druri nëpër lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Mes të ftuarve kishte familje ushtarake dhe veterane. Është viti i tretë që ky event mbahet nga Shtëpia e Bardhë Biden, pasi organizimi u anulua në vitin 2021 për shkak të pandemisë COVID 19.

    Presidenti mbajti një fjalim të shkurtër duke thënë se Pashkët “na kujtojnë fuqinë e shpresës dhe ripërtëritjes, sakrificës dhe ringjalljes”.

    “Është koha të lutemi për njëri-tjetrin, të vlerësojmë bekimet dhe mundësitë që kemi si amerikanë. Ne jemi një komb i madh sepse jemi njerëz të mirë”, tha Biden.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!