×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Aksident në Galicë të Vushtrrisë, lëndohet një person

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 23:03

    Një person ka marrë lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Zahiti ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

    “Rreth orës 18:27, është raportuar se në fshatin, Galicë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, e përfshirë një veturë civile me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!