×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas plagosjes së 17 vjeçarit serb, KFOR-i tregon si është gjendja në veri

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 23:28

    Mbrëmjen e kaluar një 17-vjeçar serb është therur me thikë pas një përleshje me disa shqiptarë në Urën e Ibrit në Mitrovicë.


    E për këtë rast ka reaguar edhe KFOR-i në Kosovë.

    Zëdhënësi i KFOR-it, Pio Sabeta, ka thënë në veri të Mitrovicës gjendja është e qetë.

    Nga ky mision thonë se duhet të priten rezultatet e hetimit në mënyrë që të përcaktohen të gjitha rrethanat e çështjes.

    Ai tha se KFOR është duke punuar ngushtë me organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Derisa shtoi se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën.

    “Në rast të ndonjë lloj rreziku që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, KFOR është i gatshëm të marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sabeat për RTK 2, transmeton lajmi.net.

    “Në lidhje me incidentin e djeshëm në Mitrovicën e Veriut, duhet të presim rezultatet e hetimit për të përcaktuar rrethanat e sakta,” thuhet në përgjigjen e KFOR.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!