×
  • Lajme
  • Botë / Sulmi

    13-vjeçari plagos tre fëmijë në një shkollë në Finlandë

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 10:43

    Tre fëmijë të moshës 13-vjeçare janë plagosur gjatë të shtënave në një shkollë të qytetit Vantaa në Finlandë, raporton BBC.

    Policia ka njoftuar se incidenti në shkollën Viertola ka ndodhur para orës 9 të mëngjesit teksa ka lutur banorët e lagjes që të qëndrojnë nëpër shtëpi.

    Sipas policisë, i dyshuari 13-vjeçar, është arrestuar.

    Shkolla ka 800 nxënës dhe 90 punëtorë.

    Pas festës së Pashkëve, fëmijët sapo ishin kthyer pas një pushimi.

    Shkolla ka nxënës nga mosha shtatë deri në 15-vjeç. Shërben edhe si shkollë fillore dhe e mesme me dy objekte të ndryshme.

    Finlanda njihet si shtet i gjahtarëve dhe meraklinjve të armëve. 430 mijë persona kanë armë me leje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!