×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi i VV-së: Dy koalicione paszgjedhore mund të ndodhin, VV-LDK ose LDK-PDK

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 23:40

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka shprehur bindjen se pas zgjedhjeve të 6 qershorit mund të ndodhin veç dy koalicione dhe asnjë tjetër.


    Sipas tij VV mund të bëjë koalicion me partinë e Isa Mustafës, ose kjo e fundit të lidhë koalicion me PDK-në e Kadri Veselit.

    “Janë të mundshme dy koalicione. Mund të ndodh koalicioni VV-LDK ose LDK-PDK. I treti nuk ndodh për shkak të mos gatishmërisë tonë, pra koalicioni PDK-VV. Nuk mendoj që LDK e zgjedh PDK-në për partner. Nuk pres”, ka thënë Selimi në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se nuk mund të ndodh koalicioni paszgjedhor mes partive, LDK-AAK-PSD-NISMA. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!