×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Osmani ndan mirënjohje për ekipin e Fakultetit Juridik

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 13:25

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndarë mirënjohje për ekipin e Fakultetit Juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë, shkruan Reporteri.net.

    Osmani ka thënë se ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë–të talentuar.

    Postimi i plotë:

    Mirënjohje Presidenciale për ekipin e Fakultetit Juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë.

    Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë–të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për të arritur çdo sukses e për ta ngritur lartë e më lartë shtetin tonë.

    Prandaj sot, në prezencë të disa prej ish- pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë, e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të studentëve, shprehëm sërish mbështetjen dhe krenarinë tonë për studentët tanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!